ZYRTARE/ Danilo Alvesh transferohet në Turqi, bashkohet me një shqiptar

Dje, sulmuesi Danilo Alvesh zyrtarizoi largimin e tij nga skuadra e Flamurtarit dhe menjëherë ka ardhur dhe prezantim i tij në skuadrën e re. Ish-lojtari i Flamurtarit do të luajë në Turqi, ku do të bashkohet me skuadrën e ligës së parë Afjet Afyonspor. Në këtë skuadër pak ditë më parë u transferua dhe mbrojtësi Renato Arapi.

Bëhet fjalë për një klub të vogël, nga qyteti Afjonkarahisar në perëndim të Turqisë. Klub i themeluar në vitin 2013, si pasues i klubit Afjonkarahisarspor, i themeluar në vitin 2005. Në vitet e fundit Afjet Afjonspor ka pasur rritje konstante dhe këtë vit ka realizuar ëndrrën e ngjitjes në divizionin e dytë turk.

Një goditje e madhe nga ana e klubit turk, që afron një nga lojtarët që ka spikatur në edicionet e fundit në Shqipëri me kuqezinjtë. Braziliani aktivozohej në Vlorë prej 2 edicionesh dhe ka luajtur mbi 50 ndeshje në kampioant, duke realizuar dhe 8 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online