Zyrtare: Ditmar Bicaj nuk pret më, bëhet me ekip të ri

Ditmar Bicaj vjet ishte pjesë e Flamurtarit, por ndryshimi i stafit teknik bëri që ai të largohej nga vlonjatët. Trajneri Ilir Daja nuk e kishte në planet e tij dhe lezhjani po kërkonte për një skuadër të re. Ofertat në fakt nuk i kanë munguar, qoftë edhe nga jashtë vendit.

Gjithsesi ai ka vendosur të qëndrojë në Superiore. Opsion për të ishte edhe Skënderbeu, por koha po kalonte dhe ka pranuar ofertën e Teutës. Palët kanë gjetur akordin dhe sot mbrojtësi do të nënshkruajë kontratën me durrsakët dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Bicaj është një lojtar me eksperiencë dhe që në Superiore ka fituar trofe. Në Shqipëri ai fillimisht ka veshur fanellën e Dinamos, për të kaluar më pas për pak kohë në Bullgari. Tirana, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia janë ekipet e tjera në Superiore, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Kukëisn në kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *