“Lufton dhe motivon”, Blick përfshin shqiptarin mes më të mirëve

Ka nisur kampionati në Zvicër, madje është luajtur këtë fundjavë java e dytë. “Blick” si zakonisht ka përzgjedhur formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës dhe vetëm emri i një lojtari është përfshirë. Fatmirësisht është në “Top 11”.

Ai është mesfushori Hekuran Kryeziu, për të cilin prestigjiozja “Blick” shkruan: Mesfushori lufton dhe vuan. Gjithashtu motivon shokët e skuadrës kohë pas kohe”. Kryeziu iu bashkua këtë verë skuadrës së Zyrihut, që këtë fundjavë triumfoi 0-2 në ndeshjen derbi kundër Grasshopers.

Mesfushori i Kosovës ishte në fushë për 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë në të 49’. Për Zyrihun ishte protagonist edhe mesfushori Toni Domgjoni, i cili dha asistin e golit të dytë. Mirlind Kryeziu gjithashtu luajti nga minuta e parë, kurse Benjamin Kololli u hodh në fushë në pjesën e dytë.

Edhe në krahun tjetër, te Grasshopersi, u aktivizuan disa lojtarë shqiptarë. Bujar Lika dhe Nedim Bajrami ishin titullarë. Mbrojtësi i djathtë luajti 67 minuta, ndërkohë që dy minuta më parë ishte aktivizuar sulmuesi Shani Tarashaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online