Barcelona ka fituar garën për shërbimet e një prej mbrojtësve më premtues francezë. Klubi katalanas ka arritur akordin me Zhan-Kler Todibo, 19-vjeçarin e Tuluzës, i cili ka firmosur deri në vitin 2023 me klubin e ri.
Lojtari i lindur në Guianën Franceze do të zbarkojë në ekipin e Valverdes në fundin e këtij sezoni, atëherë kur i mbaron dhe kontrata me klubin francez.
Kampionët e Spanjës kanë zyrtarizuar marrëveshjen në një komunikatë në rrjetet sociale. Përveç qendërmbrojtësit, Todibo bën mirë dhe rolin e mesfushorit difensiv.
Ai ka zhvilluar dhjetë ndeshje dhe shënuar një gol gjatë këtij sezoni me Tuluzën, ka zhvilluar dy ndeshje me ekipin U20 të Francës, ndërsa pikat e tij më të forta janë: forca fizike, loja e mirë me top dhe aftësia në lojën në ajër.
Agreement with Jean-Clair Todibo (@jctodibo) for him to join the Club next season. ??https://t.co/L1Ejgvhg1f
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 8, 2019