Ballkani ka prezantuar sot një goditje t madhe në merkato. Klubi nga Theranda ka firmosur me Bernard Karricën. Ky i fundit ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U21, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur për Dinamon e Zagrebit dhe Rijekën. Lajmin e bën të ditur vetë klubi Ballkani përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Një përforcim mjaft i rëndësishëm për ekipin e Ilir Dajës, që këtë sezon do të luajë sërish në grupet e Ligs së Konferencës.
“E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofanzive. Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica.
22 vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtarës së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin. Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka njoftuar klubi Ballkani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/