“Pres një ndeshje luftarake nga Shqipëria”, lojtari çek vlerëson kuqezinjtë: Ata do japin 100% për të na e bërë lojën të pakëndshme

Shqipëria do të sfidojë Çekinë në Pragë më 7 shtator, duke nisur nga ora 20:45. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, që këtë muaj mund të vendosin shumë sa i përket kualifikimit për në Euro 2024. Michal Sadilek ka vlerësuar maksimalisht takimin me Kombëtaren shqiptare, teksa është shprehur se pret një ndeshje luftarake nga Shqipëria.

“Pres një ndeshje luftarake nga Shqipëria. Ata do të shkojnë 100% dhe do të përpiqen të na e bëjnë (ndeshjen) të pakëndshme. Shpresoj që me stilin tonë nuk do t’i lëmë të ketë surpriza. Po përqendrohemi për të mundur Shqipërinë dhe për të fituar ndeshjen. Pas ndeshjes do ta shikojmë se si do të duket tabela (e renditjes), nuk ka kuptim ta zgjidhim tani.

Ndeshjen me Poloninë e përjetova në tribunë si spektator dhe shpresoj që do të jetë një atmosferë e shkëlqyer kundër Shqipërisë edhe këtë herë kundër Shqipërisë dhe që i gjithë stadiumi të na shtyjë të fitojmë”, ka thënë Michal Sadilek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online