ZYRTARE/ Babai nuk mund t’i hapte vendin, djali i Zinedin Zidane largohet nga Reali i Madrid

Dashurinë për djalin dhe dëshirën për të parë sa më lartë në karrierë e ka në përmasat më të mëdha, por disa gjëra nuk duhet të ngatërrohen kurrë. Zinedin Zidane e dinte mirë kryqëzimin që e priste nëse do të kërkonte djalin e tij, Luca Zidane, që të merrte vendin e titullarit te madrilenët.

Pavarësisht faktit se është rritur në akademinë e Realit dhe e njeh në themele këtë klub, nuk i mbërriti thuajse kurrë mundësia për të treguar veten në ekipin e parë. Babai nuk mund të bënte asgjë më tepër për t’i hapur vendin pasi në fund do të “shkatërroheshin” të dy.

Për këtë arsye, rruga më e mirë është ndarja. Luca është zyrtarizuar vetëm pak orë më parë te Rayo Vallecano, atje ku është huazuar për dy vitet e ardhshme. Kështu është krijuar qetësia më e plotë për vetë trajnerin e Realit, ndërsa nga krahu tjetër djali i tij i ka të gjitha mundësitë për të shfaqur vlerat që zotëron në një ambient që nuk e pengon asgjë për të dhënë më të mirën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online