A e përsërit historia veten? Ngjashmëria e frikshme në “Premier League”, Evertoni fiton kampionatin

Nga Klaudio Ndreca

A e përsërit historia veten? Nëse po, atëherë Evertoni bëhet gati për të ngritur në qiell trofeun e “Premier League”. E teksa duket ende qesharake kjo mundësi, më pak sesa përralla e Leiçesterit në fakt, Evertoni është duke kryesuar me pikët e plota kampionatin. Në drejtimin e Karlo Ançelotit dhe me afrime ku spikat James Rodriguez, surprizat në Angli nuk kanë të sosur. Nga ana tjetër një futboll fantastik është duke prodhuar Lidsi i Bielsës. Kjo skuadër ka dominuar të gjitha ekipet për mbajtjen e topit për të kaluar ekipe si Liverpuli dhe Manchester City.

Por le të ndalemi pak në përsëritjen e historisë dhe më saktësisht në sezonin 1962-1963. Ashtu si edhe tani, Evertoni ka fituar 4 ndeshjet e para të kampionatit. Ashtu si edhe tani, Aston Vila ka fituar tre ndeshjet e para të kampionatit, që për herë të fundit kishte ndodhur në 1962-1963.

Një humbje e Manchester United në shifrat 2-6 ndaj Totenhemit që ndodhi në ditën e djeshme, ishte një habi e madhe për “djajtë e kuq” që e kanë provuar edhe në sezonin e 1962-1963 në një ndeshje identike. Për të mos harruar edhe dështimin në shifrat 7-2 të Liverpulit, që nuk ndodhte po që nga sezoni i sipërpërmendur. E në atë vit do të ishte pikërisht Evertoni që do të ngrinte lart trofeun e “Premier League”. Ende nuk dihet nëse historia do ta përsëris vetveten, por me siguri që këto statistika e bëjnë edhe më intrigues kampionatin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online