Zyrtare/ Arijanet Muriç lë Anglinë për Spanjën, prezantohet te klubi i ri

Arijanet Muriç i ka dhënë fund periudhës së huazimit me Notinghem Forest dhe ka nisur një tjetër aventurë larg Mançester Sitit. Portieri i përfaqësueses së Kosovës është prezantuar sot në klubin e tij të ri. Shtatlarti dardan është huazuar sërish për një periudhë 1-vjeçare, por këtë herë i duet të lërë Anglinë për të udhëtuar drejt Spanjës.

Në Katalonjë e pret skuadra e Gironës, që këtë sezon luan në Segunda Division. Ekipi spanjoll pretendon të zërë një vend në atë pjesë të tabelës që i mundëson një biletë për në La Liga dhe për të mbërritur në këtë objektiv i nevojitet një gardian si Muriç, që do të përpiqet të zërë një vend në formacion dhe të shpëtojë sa më shumë portën e tij nga goli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *