VIDEO/ Flik, çfarë përbindëshi ke krijuar! Bundesliga mbyllet që ndeshjen e parë, Bajerni turpëron Shalken si me Barcelonën

Pas fitimit të tripletës shumë mund të mendonin se ecuria e jashtëzakonshme e Bajernit do të mbyllej në Lisbonë, ku edhe ngritën trofeun e Champions League. Motivimi pas një suksesi të tillë është i vëshitrë, por ky nuk është rasti i klubit gjerman, që duket më i pangopur se kurrë në këtë fillim sezoni. Madje Bundesliga mund të quhet e mbyllur që me ndeshjen e parë.

8-0, këto shifra shënonte tabela elektronike në stadium pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, duke bërë që Bajerni ta hapë sezonin me një turpërim keqazi të kundërshtarit, si në rastin kundër Barcelonës në Champions League. Gnabri ka tundur rrjetën 3 herë, ndërsa vend në listën e golashënuesëve ka pasur edhe për Levandovskin, Mylerin, Goretzkan, Sane dhe Musiala.

Goleadat janë kthyer në një rutinë për bavarezët që janë shndërruar nën drejtimin e Flik. Çfarë përbindëshi që ka krijuar trajneri gjerman, pavarësisht se pak kush e mendonte këtë sukses kaq të madh pas asaj nisje zhgënjyese në sezonin e shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/DRF_789/status/1307026841954332672

https://twitter.com/BayernMunih_TR/status/1307045741530152960

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online