Lajmet e mira s’kanë fund te Ajaksi i Amsterdamit. Pas kualifikimit historik në gjysmëfinalet e Champions-it, skuadra holandeze ka zyrtarizuar blerjen e talentit Kik Pierie nga skuadra e Herenveen.
Megjithëse vetëm 18 vjeç, qendërmbrojtësi holandez numrin 67 aktivizime në “Eredivisie”. Për momentin mediet holandeze nuk kanë mësuar detaje mbi shifrat e transferimit, por është bërë e ditur që për të Pierie kishte interes të madh nga klube angleze dhe gjermane.
Afrimi i Pierie shihet si një lëvizje që vjen si pasojë e largimit të pashmangshëm të Matijs De Ligt. Kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit kërkohet nga një disa klubeve elitare si Barcelona, Juventus dhe Bajerni i Mynihut. Shitja e kartonit të De Ligt pritet të vendosë një rekord historik përsa i përket shitjeve të Ajaksit.
I lindur në Boston, Masaçusets, Pieirie ka pasaportë amerikane dhe ende nuk e ka vendosur për cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen.
Q?u?a?r?t?e?r?-?f?i?n?a?l?s? ??
?? New signing!Welcome in Amsterdam, Kik Pierie! ?#WelkomKik pic.twitter.com/lXK6Tf6xPH
— AFC Ajax (@AFCAjax) April 17, 2019