Mbrëmjen e sotme Kombëtaret e kualifikuara për në Kupën e Botës kanë njohur kundërshtarët që do të kenë në fazën e grupeve. Një rastësi ishte fakti se Brazili, Zvicra dhe Serbia janë shortuar përsëri në të njëjtin grup. Kapiteni i Serbisë, Dushan Tadiç, ka komentuar kundërshtarët që do të ketë përballë, duke veçuar faktin se Zvicra është një rival i sikletshëm, por njëkohësisht kanë rastin të hamkerren për humbjen e 4 viteve më parë, kur Xhaka dhe Shaqiri tundën rrjetën.
“Besoj se mund të fitojmë një nga dy vendet e para. Brazili është gjithsesi emri më kumbues. Zvicra është tradicionalisht një kundërshtar i sikletshëm, por është edhe një mundësi e mirë për t’u hakmarrë për humbjen në Kaliningrad. Sa i përket Kamerunit, është një kombëtare tipike afrikane që është fizikisht shumë e fortë dhe gjithmonë mund të krijojë probleme“, ka deklatuar Dushan Tadiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/