Zyrtare/ Kristal Abazaj prezantohet te klubi i ri, gjen ish-shokun e skuadrës te Kukësi

Kristal Abazaj i ka dhënë fund dilemave. Sulmuesi shqiptar ka firmosur me klubin e ri dhe bëhet fjalë për Instanbulsporin. Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2-vjeçare, ndërsa klubi ka prezantuar ditën e sotme zyrtarisht afrimin e Kristal Abazajt në faqen e tyre zyrtare.

Në skuadrën nga Stambolli ish-lojtari i Anderlehtit do të gjëjë një ish-shokun e tij të Kategorisë Superiore. Eduart Rroca firmosi pak ditë më parë me Istanbulsporin, ndërsa tani do të bashkohet sërish me Abazajn. Të dy kanë luajtur së bashku në radhët e Kukësit, por edhe më parë te Luftëtari. Të dy do të bashkojnë sërish forcat për të përsëritur sukseset e Superiores si dhe t’i japin një dorë klubit të ri për të prerë një biletë në elitën e Turqisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online