“Zoti” zbarkon në Vatikan, Ibrahimoviç bën Papa Françeskun të qeshi: Të pëlqen Milani? Bëj magji në fushë me këtë fanellë

Zllatan Ibrahimoviç ka pasur një takim të veçantë, teksa Papa Françesku e ka pritur në Vatikan. I vetëquajturi “Zoti” i futbollit ka qenë i ftuari i figurës më të lartë të Kishës dhe së bashku kanë shkëmbyer një bisedë të grohtë. Futbollisti i Milanit ka shkuar në qytetin e shenjtë me dhurata me vete, teksa i dorëon Papës librin e tij autobiografik “Adrenalina“ si dhe një fanellë të Milanit.

Madje kur ka dorëzuar fanellën kuqezi nuk i ka kursyer edhe batutat, duke e bërë Papa Françeskun të qeshë. “A ju pëlqen Milani? Unë bëj magji në fushë me këtë fanellë”, i ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *