Nga tatuazhi te vonesat/ Arteta nuk duron më, i heq shiritin e kapitenit Aubameyang-ut dhe e lë në shtëpi për derbin

Aubameyang duket se ka sosur durimin e trajnerit të Arsenalit. Pasi e la në tribunë për ndeshjen me Southampton-in, Arteta nuk ndryshon mendim për lojtarin nga Gaboni. Kreu i pankinës së “topçinjve“ nuk duron më dhe merr vendimin përfundimtar për Aubameyang-un. Ky i fundit ka humbur shiritin e kapitenit te Arsenali dhe do ta ndjeki në shtëpi derbin me West Ham-in ditën e nesërme.

Arsyeja është thyerja e protokollit për Covid-19. Aubameyang kërkoi leje për tu larguar nga Anglia dhe për të vizituar nënën e tij, por në fund u kthye pas afatit të dhënë nga klubi. Kjo ishte goditja e tretë e sulmuesit, pasi kishte tërhequr vëmendjen e trajnerit edhe më parë. Aubameyang gjithashtu ka shkelur rregullat e Arsenalit në të shkuarën, teksa ka shkuar me vonesë për derbin e madh me Tottenham-in si dhe ka postuar foto duke bërë tatuazh në periudhën e karantinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online