“Zonja”, pa kapitenin Bufon në Derbin e Italisë

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon pritet të mungojë në derbin e madh të Serie A, kundër Interit nesër në mbrëmje. Alegri pranoi se kapiteni i “barezinjve” ka ende problem me një dëmtim dhe pritet të mungojë në duelin e Allianz Stadium. “Bufon vështirë se do të luajë kundër Interit, por do ta shohim sot pas stërvitjes”, u shpreh Alegri. Në vend të tij pritet të luajë portieri rezervë, polaku Shezni. Gjithashtu, trajneri bardhezi nuk ka grumbulluar as Lihshtajner.

Ndërkaq, Interi është i plotë dhe Spaleti do të hedhë në fushë formacionin e vet më të mirë.

FORMACIONET E MUNDSHME

Juventus: Shçeshni – De Shiljo, Benatia, Kielini, Asamoah – Pjaniç, Kedira – Kuadrado, Dibala, Manxhukiç – Higuain

Inter: Handanoviç – D’Ambrozio, Skriniar, Miranda, Santon – Vesino, Galiardini – Kandreva, Borha Valero, Perisiç – Ikardi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online