“Zien” Shkodra, tifozët rikthehen në “Loro Boriçi”

0

Skenat madhështore të sfidës kundër Tiranës në maj ka vite që nuk shihen në Shkodër, ndërkohë që edhe ajo sfidë u bë jetike për mbijetesën dhe Shkodra zbarkoi në  stadium për ndeshjen e jetës.

Sot mund të rishohim një stadium thuajse të mbushur, si në kohërat e arta. Fitorja ndaj Lushnjës dhe kthimi i emrave si Hasani, Vucaj e Gilman Lika kanë kthyer entuziazmin e tifozerisë së  etur për suksese.

Me këtë ritëm, ndeshja e mbrëmjes së sotme do të duket si sfidë e kombëtares, pasi gazetari Denis Bajraktari raporton se janë shitur thuajse gjithë biletat e tribunës ballore.

Shkodra po e bën të vetën, tani e ka në dorë Vllaznia t’i kënaqë dhe t’i kthejë tifozët në stadium çdo javë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.