Zidan: Po vuajmë, por kam numrin 1 në histori

Trajneri i Realit kërkon rikthimin te fitorja ndaj Sevijës, skuadrës e cila sivjet ka bërë një sezon fantastik. “Bejl nuk luan, jam kundër UEFA-s”

Real Madrid-Barcelona nuk mund të luhet çdo muaj, kështu që tifozët spanjollë sot kanë vërtet një ndeshje të madhe për të shijuar. Kampionët e La Ligës pasdite do të presin Sevijën, një skuadër me potencial shumë të madh dhe ecuri të frikshme në këtë sezon. Fitorja me Dortmundin në Champions League i ka çliruar disi madrilenët, por trajneri Zinedin Zidan është i vetëdijshëm se duhet një lojë shumë herë më e mirë se ajo me verdhezinjtë për të marrë tri pikët.

Vlerësimi

“Deri tani Sevija ka bërë një sezon të madh. Po flasim për një skuadër që luan në Champions League. Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, por po e presim me padurim, sepse është një ekip i mirë. Loja e tyre më pëlqen, sidomos kur janë në transferta”.

Pezullimi i Karvahalit

“Nuk jam dakord. A ka UEFA një provë? Mendoj se nuk ishte e drejtë. Karvahal nuk po bënte plane për të marrë karton të verdhë. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po të shihni edhe një herë ndeshjen (me APOEL-in), do e shihni reagimin që bëri kur mori kartonin. Pra, dukej i befasuar”.

Ronaldo

“Sa do të luajë Ronaldo në Madrid? Përgjithmonë. Pse jo? Gjithnjë diskutohet nëse ai është i lumtur, por kjo bëhet vetëm për ta bezdisur. Ai do të jetë këtu dhe do e përfundojë karrierën këtu. Po luan në klubin numër 1 në botë, pse duhet ta diskutojë qëndrimin? Janë thënë shumë gjëra për Kristianon dhe nuk është nevoja të themi më shumë. Askush nuk do të mund të bëjë atë që ai ka bërë këtu këto vite. Mendoj se është më i miri i historisë. Ka shumë që kanë bërë histori në këtë klub, por ajo që po bën ai nuk krahasohet me askënd.”

Mungesat

“Vajeho do të jetë gati. Problemi me mungesën e Varanit është i madh, por do ta marrim me vete për Botërorin e klubeve. La Liga është e vështirë, por do ta përballojmë. Ndonjëherë gjërat dalin siç duam dhe ndonjëherë jo, por gjithmonë duam të fitojmë. Kaq. Do të kemi dy ndeshje shumë të forta dhe kemi nevojë për tifozët, ashtu si gjithmonë. Kjo do të na ndihmoje të luajmë mirë”.

Bejl

“Ai vazhdon të jetë në infermieri. Ka bërë vetëm një stërvitje me ne. Ndaj Sevijës nuk do të luajë. Synimi është të jetë gati për Botërorin e klubeve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online