E përditshmja spanjolle “MARCA” e ka hapur numrin e sotëm me një lajme të bujshëm në lidhje me merkaton e Real Madridit. Sipas kësaj medie, objektivi parësor i “Los Blancos” do të jetë senegalezi Sadio Mane.
Ky vendim vjen si pasojë e ndërhyrjes së Zinedin Zidan, i cili kërkon që ta ketë me doemos sulmuesin e Liverpulit në skuadrën e tij për sezonin tjetër. Kjo lëvizje e Realit vë në dyshim planet për një transferim të mundshëm të Eden Hazard, pasi të dy lojtarët luajnë në të njëjtin pozicion.
Kontrata e Mane me Liverpulin u rinovua para pak muajsh dhe skadon në vitin 2023. Është mëse e sigurt se për të bindur drejtuesit e ekipit anglez, Realit do i duhet të shpenzojë një shumë rekord në historinë e klubit.