Me sytë nga finalja e Champions League, Reali i Madridit nuk ka më asnjë interes për kampionatin dhe në konferencën e djeshme për shtyp trajneri Zinedin Zidan duhej të komentonte edhe zërat e merkatos, me Nejmar që është ëndrra e Realit.
Çdo ditë mediat spanjolle publikojnë të reja në lidhje me transferimin e shekullit, por ka edhe shumë spekulime dhe gënjeshtra.
Vetë Zidan mirëpret Nejmarin, nëse shkon në Madrid: “Nuk e di a po negociojmë me Nejmarin, por do ishte i mirëpritur. Është lojtar i madh, do kombinonte shumë mirë me Ronaldon. Megjithatë, duhet të mendojmë për momentin ku jemi, për finalen e Champions League”.
Nderkaq, PSG ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm dhe Nejmar ka qenë në qendër të vëmendjes. Deklarata e tij është e bujshme, edhe pse ndoshta rrethanore: “Jam krenar që vesh këtë fanellë. Dua të vazhdoj t’u dhuroj kënaqësi tifozëve”.