Duhet të ishte edhe ai në derbi, të përjetonte atë atmosferë që të jep përballja midis dy ekipeve të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit. Leo Cara, djaloshi që ishte çdo ndeshje në stadiumin “Selman Stërmasi” është i detyruar ta shohë nga qielli derbin e radhës.
Vogëlushi është ndarë nga jeta dhe sigurisht që është një lajm i keq për të gjithë në kampin e kuq. Leo nuk ishte një tifoz dosido, Partizani ishte nga ato të pakta gëzime që mund të ketë një djalosh me problemet e tij.
https://www.facebook.com/partizaniclub/photos/a.180026368858434/928426130685117/?type=3&theater
I ka pikëlluar të gjithë tifozët që e njihnin dhe jo vetëm ata. Kapiteni Alban Hoxha dhe klubi kanë shprehur ngushëllimet për Leon, ndërkohë që tanimë triumfi në derbi ka një arsye më shumë për t’u arritur. Sigurisht dhimbja për ikjen e Leos nuk mund të zbutet… Prehu në paqe Leo!
https://www.facebook.com/108601849158800/photos/a.756849857667326/2081046588580973/?type=3&theater