Zhvillohet Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, ja se kush është zgjedhur kryetari i ri

Janë zhvilluar këtë të enjte punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, ku është zgjedhur edhe kryetari i ri i kësaj shoqate. Në këtë mbledhje të zhvilluar në Fier morën pjesë delegatët e 15 anëtarëve të kësaj shoqate nga 23 që janë në total. Këto 15 anëtarë u përfaqësuan në Asamble me 23 delegatë.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Tahir Kastrati, i cili mori pjesë në këto punime, falënderoi të gjithë anëtarët e kësaj shoqate për kontributin e dhënë për zhvillimin e futbollit në zonën e Fierit, teksa i garantoi se Federata e Futbollit do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.

Më tej, punimet vazhduan sipas rendit të ditës, që kishte si pikë kryesore zgjedhjen e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, ku pas votimit u zgjodh Ilias Haxhiraj, i cili mori 23 vota. Në këtë mbledhje u miratua edhe buxheti i SHRF Fier për vitin 2022, teksa anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Ilias Haxhiraj për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Gjithashtu, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Fier zgjodhën 4 nga 5 kandidatura të propozuara me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së. Përfaqësuesit e zgjedhur janë Ilias Haxhiraj, Koço Kokëdhima, Fatos Sulaj dhe Robert Caushaj.

Në një prononcim pas këtyre punimeve, kryetari i ri i kësaj shoqate, Iljas Haxhiraj falënderoi të gjithë delegatët që i dhanë votën dhe i besuan këtë mandat, teksa u shpreh se do t’i japë përparësi futbollit amator dhe futbollit të fëmijëve. “E thashë edhe përpara delegatëve të Asamblesë, i falënderoj për besimin dhe mbështetjen që më dhanë dhe sfida ime në këtë post që më dhanë është që t’i jap sa më shumë përparësi futbollit amator dhe sfida tjetër është të krijohen sa më shumë kushte dhe garë sa më të drejtë dhe sa më të ndershme për fëmijët”, – u shpreh Haxhiraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online