A ia vlejti? Mbyll karrierën sulmuesi që justifikimin ia nxirrte blof Hamdi Salihi, Berisha është “i humburi i madh” i kujtimeve

Karriera e futbollistëve është si jeta e një njeriu. Të gjithë do të mbarojnë ciklin e tyre, por ajo që ndryshon është mënyra sesi ne do të kujtohemi. Disa futbollistë kanë zgjedhur që të lënë një kujtim të bukur për tifozët, që do të zgjasë për vite e vite me rradhë, pavarësisht se janë shkëputur nga futbolli i luajtur.

Ndërsa të tjerë, kërkojnë t’i marrin gjithçka momentit, madje edhe përtej mundësive, pa menduar shumë për të ardhmen. Dy raste të njëjta, me dy sjellje të ndryshme ishin ato të Besart Berishës dhe Hamdi Salihit. Shqipëria vuante për një sulmues dhe De Biazi kontaktonte Berishën për të disatën herë. “Nuk mund të vij, është shumë larg”, do të shprehej sulmuesi në fjalë, që e shikonte si të pamundur udhëtimin nga Australia për në Kombëtare.

Më shumë sesa rruga, ishte dëshira e munguar e Berishës ajo që vendoste në këtë drejtim. Nga ana tjetër, për Hamdi Salihin nuk ishte problem largësia. Nuk kishte rëndësi nëse ndodhej në Amerikë, Kinë apo Izrael. Nëse Kombëtarja të thërret, atëherë duhet të gjendesh menjëherë në aeroport. Këtë e bëri shkodrani edhe në atë mbrëmje të paharueshme ndaj Norvegjisë në transfertë.

Shqipëria do të fitonte me rezultatin 0-1, falë perlës së dhuruar nga shkodrani. Distanca? Lodhja ekzistonte, por lehtësohej dhe harrohej kur vishej në fushë fanella e Shqipërisë. Emocionet dhe brohorimat e njerëzve të heqin më shumë sesa thjeshtë një lodhje udhëtimi, por këtë gjë nuk arrinte ta perceptonte dot Besart Berisha.

Në fund? Një karrierë futbolli mbaron, ashtu si edhe një jetë. Besart Berishën nuk do e kujtojë askush përveç familjarëve të tij, ndërsa sulmuesin shkodran e gjithë Shqipëria, pasi është shënuar në librin e historisë: “PO, ka ekzistuar një Hamdi Salihi”.

E sa për të përmbyllur lajmin, duhet të themi se Besart Berisha është tërhequr përfundimisht nga futbolli. Sulmuesi ka bërë një shkrim duke u humbur mes kujtimeve, megjithëse të gjitha fjalët i adresohen disa klubeve që pas disa ditësh, nuk do ta kujtojnë më se Berisha ka qenë dikur si pjesë e tyre.

“Të dashur tifozë, tani ka ardhur koha: Do t’i jap fund karrierës sime futbollistike! Ka qenë një kohë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë, mbaj mend që kur fillova këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar për të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur me futbollin.

Në momentin që nisa këtë sport për të luajtur, gjithmonë ëndërroja të bëhem një futbollist profesionist, do të doja të falënderoja Zotin që e bëri ëndrrën time realitet! Dua të falënderoj familjen time për mbështetjen dhe të jenë gjithmonë pranë meje! Më pëlqen të falënderoj të gjitha ekipet e mia”, shkruan Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online