Mbrojtësi i Juventusit, Zhoao Kanselo, ka pasur një debat në Instagram me një tifoz, i cili e kritikonte me një mesazh privat.
Tifozi, i fiksuar pas lojës “Fantacalcio”, “fantazi futbolli”, ku në mënyrë virtuale të gjithë mund të bëhet trajnerë online, ishte i zhgënhyer nga paraqitjet e portugezit në ndeshjet e fundit, ndaj e kritikoi, pasi i kishte hequr goxha pikë në lojën virtuale.
Ish-mbrojtësi i Interit nuk duroi, duke iu përgjigjur në mënyrë ofensive. Tifozi publikoi më pas mesazhin e tij: “Domethënë, për një asist apo ndonjë gol duhet të presim dy vjet? Në Fantacalio i shpenzova gjithë paratë te ty në mbrojtje, por për momentin zhgënjim. Pastaj gjithë këto kartonë të verdhë që i merr kot, nuk e marr vesh…“.
KANSELO – Përgjigja e mbrojtësit anësor nuk vonoi: “Ik q**u, nuk më plas fare për Fantacalcio a fantamut, rëndësi ka të fitojmë. Mos më dërgo më mesazhe!“.