Zhgënjimi për Lacion në finale, Ndrecka dhe djali i Igli Tares shohin si ngrenë trofeun kundërshtarët

Në datën 28 prill u luajt finalja e Kupës së Primaverës italiane mes Fiorentinës dhë Lacios. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendasve, të cilët fituan dhe trofeun e kësaj Kupe për herë të dytë radhazi. Në këtë ndeshje pati vend dhe për dy futbollist shqiptarë në krahun e kryeqytetasve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Angelo Ndrecka, i cili luajti nga minuta e parë për ekipin e Lacios. 19 vjeçari është pjesë e moshave të Shqipërisë dhe aspiron të bëhet pjesë e Kombëtares A. Gjithashtu në minutën e 87-të në lojë u aktivizua edhe Ettiene Tare, djali i drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, por pa arritur të lërë shenjë në minutat e mbetura. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online