Nga Gjirokastra nis dallga e protestës: Arbitrat të pandershëm,  të përzgjidhen nga të huajt

Pas arbitrimit skandaloz në Luftëtari-Teuta dhe zhurmës së madhe të bërë për atë takim, tifogrupi i Luftëtarit Shqiponjat Bluzi 2011 ka dalë me një letër të hapur drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, ku kërkohet shkrirja e organeve drejtuese të komisionit të arbitrimit, marrja e masave për arbitrat që nuk janë treguar profesionistë dhe mbi të gjitha afrimi i ekspertëve të huaj për të vlerësuar dhe përzgjedhur arbitrat e Superiorës.

Me këtë letër të hapur janë informuar mediat dhe grupimet e tjera të tifozëve dhe menjëherë janë bashkuar Lushnja, Flamurtari dhe grupimi “Garda ‘15” nga tifozët e Partizanit.

“Ne tifozët e stadiumeve shqiptare, u drejtohemi klubeve tona, përkatësisht FK Partizani, Flamurtari F.C, KF Vllaznia, FK Lushnja, KF Luftëtari, dhe presim dhe solidarizimin e tifozëve të klubeve te tjera nëse ata e mendojnë të arsyeshme. Klubeve tona, si anëtarë të federatës me të drejta të barabarta kanë pasur mundësinë për të vënë në dukje se niveli i gjykimit nga arbitrat dhe organe te ndryshme vendimmarrëse ka qenë jo profesional mbi te gjitha dhe askush nuk i ka marre parasysh këto ankesa. Atëherë ne si tifozë kemi vendosur të bashkojmë forcat dhe kërkojmë nga klubet tona te bëjnë të njëjtën gjë. Ne faqet e klubeve t’i bëhet një kërkesë publike Federatës Shqiptare të Futbollit për herë të fundit dhe më pas nëse ajo nuk reagon t’i drejtohet një letër e hapur Uefas dhe Fifas për te ndërhyrë fillimisht në këtë pikë.

  1. Largimi përfundimtar i këtyre personave të punësuar nga FSHF, përgjegjës për arbitrimin dhe sipas mendimit tone të dështuar totalisht në organizim, duke pasur arbitrim poshtë nivelit të futbollit tonë, i cili ka përparuar. Brahja, Kastrati, Mali, Pjetrushi, Kothere e Pregja.
  2. Të kërkohet nga Uefa dhe Fifa analizë e arbitrave Fifa, te cilët kur arbitrojnë në Shqipëri përfaqësojnë edhe keëto organe dhe i kane denigruar jashtë mase ato, me vendimmarrjet e tyre. Të na ndihmojë për te shpëtuar arbitrimin e vendit tone nga një shkatërrim i sigurt.

TE DERGOHEN KATER DREJTUES TE HUAJ NGA UEFA DHE FIFA TE PAGUHEN NGA KLUBET SHQIPTARE PER DY VJET KETA PERSONA TE BEJNE PUNEN E DIZENJATORIT DHE VLERSIMIT TE ARBITRAVE FILLIMISHT TE SUPERLIGES .

SHPRESOJME QE KLUBET TONA DHE NE TE GJITHE BASHKE TE NA PRANOHET KERKESA DHE TE REALIZOHET NJE NDRYSHIM THELBESOR I CILI DO TE FRENOJE LARGIMIN TONE NGA SHKALLET E STADIUMEVE NE MENYRE ARROGANTE . NE TE KUNDERT NE DO TI PERGJIGJEMI ARROGANCES ME ARMEN E CDO TIFOZI NE BOTE DHUNE DHE SHKATRRIM NDESHJESH NUK DO TE LEJOJME TE NA VIDHNI FUTBOLLIN AI ESHTE I JONI DHE NE JEMI TE BASHKUAR “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online