Zhgënjime dhe projekt mediokër, presidenti dështak kërkon të blejë Romën

Me fitoren në Moskë dhe kualifikimin nga faza e grupeve në Champions League, që është vetëm një hap larg, te Roma është rikthyer optimizmi. Por, përveç situatës teknike, në ditët e fundit te verdhekuqtë vëmendja është përqendruar edhe te aspekti i drejtimit të klubit.

Daniel Kretinski, një prej njerëzve më të pasur në botë, vazhdon të shfaqë interes konkret për klubin e kryeqytetit italian. 43-vjeçari, i cili është edhe president i Spartës së Pragës, synon të shtrijë biznesin e tij edhe në Itali dhe një prej lëvizjeve të planifikuara është blerja e Romës.

Ai po provon të bindë Xhejms Palotan ta shesë klubin, pas vështirësive me të cilat milioneri amerikan është përballur për ndërtimin e një stadiumi privat. Roma nuk do të ishte klubi i parë i Kretinskit, që përpos perandorisë që zotëron me biznese në të gjithë Europën, është bërë pjesë e futbollit prej vitit 2004 kur bleu skuadrën çeke.

Në momentin kur mori drejtimin e Spartës së Pragës, ai tha: “Kam dy projekte: i pari është sportiv, ndërsa i dyti lidhet vetëm me biznesin. Jemi të bindur që Sparta do të bëhet një investim interesant në terma afatmesëm dhe afatgjatë. Synojmë të fitojmë menjëherë në kampionatin çek dhe të luajmë në grupet e Champions League”.

Premtimet ishin të mëdha, premisat dukeshin gjithashtu të mira. Të paktën në fillim, rezultatet nuk munguan. Në sezonin 2004-2005, me në krye manjatin që krahasohej me Roman Abramoviç prej pasurisë, bizneseve dhe pasioneve, Sparta e Pragës fitoi titullin kampion dhe në verën pasardhëse arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të Champions League.

Një projekt i nisur mirë, por që nuk zgjati në kohë dhe nuk u konkretizua. Në 14 vjet të presidencës së Kretinskit, klubi i kryeqytetit çek ka fituar vetëm 4 tituj kampionë dhe regjistroi dy pjesëmarrje në Champions, kompeticion që mungon prej edicionit 2005-2006. Një rendiment shumë i ulët, krahasuar me premtimet, që natyrshëm ka zhgënjyer ambientin rreth klubit më të famshëm në Republikën Çeke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online