Zhgënjen Tirana, Dinamo e mund në derbi

0

Në letër Tirana ka një ekip goxha cilësor për Kategorinë e Parë, por nëse miqësoret kanë ndopak vlerë në këtë moment, atëherë bardheblutë nuk i kanë punët mirë. Nuk është problemi se u mund 1-0 nga Dinamo, një humbje lejohet, por shqetëson fakti që Tirana është ende një kantier, priten shumë lojtarë të huaj dhe ndërkohë nuk dihet a do ruhet grupi aktual. Kërçiku ndërroi mendje dhe nuk do të largohet, por deri në fillim të sezonit nuk i dihet a do të ketë më lëvizje në dalje.

Edhe niveli i lojës në fushë ishte shumë i ulët dhe Tirana dukej një kopje e shëmtuar e skuadrës së bukur në Europa League. Dakord, i nxehti dhe motivimi i paktë ndikojnë jashtëzakonisht, por duke ditur hallet e Dinamos, pritej një Tiranë shumë superiore.

Mirel Çota shënoi në pjesën e dytë, duke e “lagur” debutimin me Dinamon, që pak nga pak po kompletohet, edhe pse është tepër larg lavdisë së dikurshme dhe mbetet kryesisht me djem të rinj, pa ndonjë ambicie të madhe edhe këtë sezon. Trajneri Allmuça vazhdon të punojë, kokulur, me shpresën se do të afrojë ndonjë lojtar eksperience deri në shtator.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.