Edon Zhegrova është gjithmonë e më larg qendrimit në klubin e Bazeli. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk bindi në formacionin titullar të zviceranëve duke u detyruar për të parë për mundësi të reja. Së fundmi nga Franca, “Footmercato.com” raporton se nga Liga 1 janë shfaqur edhe interesimet e para. Bëhet fjalë për skuadrën e Lilës ku aktivizohet edhe Arbër Zeneli teksa garës pritet t’i bashkohet edhe skuadra e Marsejës. Në Francë vlerësojnë aftësitë freestyle të 21 vjeçarit duke preferuar të kenë në ekip një lojtar që lëviz mirë me topin. Interesimet i pranon edhe menaxheri i Zhegrovës i cili thotë se ka pasur edhe skuadra angleze e italiane që kanë pyetur për të.
“Edoni është një lojtar shumë i lakmuar. Ka klube angleze, italiane dhe franceze të një niveli shumë të mirë të cilët janë të interesuar. Të luajë në Francë do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të, sepse ai e vlerëson shumë këtë kampionat dhe ai mendon se mund të arrinte një nivel më të lartë atje në një klub, i cili ka një projekt të bukur. Është një diamant i përafërt, i cili ka një diferencë të jashtëzakonshme përparimi”- ka thënë Marc Van Osselaer./Sport Ekspres/