Fëmija që nuk rritet kurrë, presidenti pendohet për Balotelin: E doja, por na doli fëmijë

0

Mario Baloteli ka qenë gjithnjë “i pabinduri” në çdo ekip ku ka shkuar. Sjellja e tij fëmijënore ka qenë edhe problemi më i madh për të, duke i mohuar një karrirë shumë herë më të mirë se ajo që ka pasur. Sulmuesi Italian u transferua këtë sezon te qyteti i tij në Breshia, ku presidenti i saj, Cellino e shihte si një element të vlefshëm për objektivat e klubit. Por karakteti i Balotelit nuk ndryshon dhe sado vite të kalojnë, sërish mbetet një fëmijë në sjelljen e tij. Kështu e quan edhe Cellino, i cili tregon se “Supermario” është shumë sipërfaqësor jashtë fushe.

“Baloteli? E doja, por doli të ishte shumë sipërfaqësor në qëndrimet jashtë fushe, një fëmijë. Le të jemi të qartë: nuk do të shkojmë në B për shkak të Mario, do të ishte e gabuar dhe reduktuese të mendosh kështu. Nuk është menaxhuar mire. Nëse një fëmijë është i pasjellshëm, është gjithmonë faji i prindërve. Tani mendoj për shëndetin e të gjithë fëmijëve dhe punonjësve të mi, do të shohim për pjesën tjetër”, ka thënë presidenti i Breshias, Cellino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.