Kamer Qaka te Vitorul? Një ditë më parë në Rumani e bënë fakt huazimin, por sot mesfushori u shfaq në fushën e blertë me fanellën e Steauas (FCSB) dhe triumfoi në fund me rezultatin 1-4. E ndaj cilit ekip? Pikërisht nga Vitorulit.
Vjet, emri i Qakës ndoshta u përdor para ndeshjes me Poli Iashi-Steaua. Gjithsesi nuk pati asnjë ndikim, pasi ekipi i mesfushorit (u ndëshkua edhe me karton të kuq) triumfoi në fund me rezultatin 1-0. Sot 23-vjeçari luajti për 90 minuta me Steauan dhe u ndëshkua me karton të verdhë në të 78’. Tani mbetet për t’u parë nëse ishte një strategji e Bekalit për të tërhequr vëmendjen e kundërshtarit.
Në Belgjikë, ndryshe nga Kristal Abazaj, Edon Zhegrova aktivizohet me Genkun, madje edhe shënon. Genku i sulmuesit të Kosovës triumfoi 3-2 ndaj Vaslen Beveren. I riu shënoi golin e parë të takimit me një goditje perfekte në minutën e 20-të.
Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërkohë që Pozuelo nuk shënoi dot më pas nga penalltia për ta dyfishuar avantazhin. Miqtë barazuan dhe kaluan në avantazh me Ampomah. Më parë, kur rezultati ishte 1-1, Genk humbi edhe një tjetër 11-metëërsh.
Trosard, i hedhur në fushë në vend të Zhegrovës, në të 69’ nuk realizoi nga pika e bardhë. Gjithsesi Samata barazoi dhe në të 89’ një autogol i dha fitoren Genkut. Sa shumë ngjarje në 90 minuta.