Vangjel Zguro do të kthehet javën e ardhshme nga Amerika dhe do të nisë përsëri aventurën në Shqipëri. Pas eksperiencës në Gjirokastër, 24-vjeçari është gati për një tjetër aventurë. Si një lojtarë i lirë, pogradecari do të studiojë ofertat që do i vijnë. Përveç mundësisë për rikthimin në Gjirokastër, mesfushori ka preferencën e Milinkoviç dhe mundësia ekziston që të zbarkojë te kampionët. Tekniku serb do e priste krahëhapur. Gjatë fazës së dytë, Zguro u aktivizua në 15 sfida, nga të cilat 13 nga minuta e parë. Afrimi i tij tek Kukësi, me shumë gjasa do e mbyllte merkaton në linjën e majtë. Zguro më parë është aktivizuar dhe tek Korabi, Pogradeci e Butrinti, ndërkohë që për të një lëvizje te kampionët do të ishte hapi i madh i karrierës, për të synuar më pas dhe një transferim jashtë vendit. Normalisht që fillimisht palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, megjithatë duhet pritur java e ardhshme, kur dhe lojtari të ketë mbërritur në Shqipëri.
Skeda
Emri: Vangjel
Mbiemri: Zguro
Mosha: 24 vjeç
Vendlindja: Pogradec
Pozicioni: Mesfushor
Karreira
Sezoni Skuadra Ndeshje/ Titullar
2016/2017 Luftëtari 15 13
2016/2017 Korabi 10 9
2015/2016 Pogradeci 20 18
2014/2015 Butrinti 9 5
2012/2015 Pogradeci 56 50