Zgjidhja për ekipet që luajnë me bllok të ulët? Guardiola jep spektakël: Do vr.isja ndonjërin, të luanin me 9

Manchester City ka barazuar sot me rezultatin 0-0 kundër Arsenalit. Spektakli i vërtetë nuk u pa në fushën e lojës, por në sallën e konferencave pas ndeshjes. Pep Guardiola është pyetur nga njëri prej gazetarëve të pranishëm se cila do të ishte zgjidhja e tij kur kundërshtari luante me bllok të ulët.

Përgjigja e trajnerit katalanas ishte epike. “Të vr.as ndonjërin. Të luajnë me 9”, ka thënë Pep Guardiola me humor, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/