Manchester City i jep Arsenalit leksione se si mbahet topi, Liverpool-i fërkon duart pas kryesfidës së futbollit anglez

Mbrëmjen e sotme është luajtur kryesfida e javës së 29 të Premier League-s. Manchester City dhe Arsenali kanë matur forcat në përballje të drejtpërdrejtë për titullin kampion. Dueli mes ekipit të Guardiolës dhe atij të Artetës ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Manchester City i ka dhënë leksione Arsenalit për sa i përket mbajtjes së topit. Sfera ka qenë në zotërim të “qytetarëve” në 73% të kohës, por kjo nuk ka mjaftuar për të gjetur rrugën e rrjetës. Në fund ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-0 dhe ai që fërkon duart nga ky rezultat është Klopp-i. Tashmë Liverpool-i ka krijuar një diatancë prej 2 pikësh në krye të renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/