Zeqiri: Shpresoj ta nisim me trofe

0

Hair Zeqiri do të ketë një tjetër eksperiencë në radhët e Kukësit. Nëse dy sezone më parë nuk arrit që të fitonte asnjë trofe, tashmë ka një sfidë akoma dhe më të vështirë, që të koleksionojë të gjithë trofetë e mundshëm në një sezon, pasi që asokohe, verilindorët ja kanë dalë që të triumfojnë në tre kompeticionet kombëtare.

Për “Supersport”, mesfushori tregon se është mjaft i lumtur për rikthimin në Kukës dhe e pret me padurim rikthimin të luaj në kampionat. Për vlonjatin Kukësi nuk ka ndryshuar shumë nga dy sezone më parë, dallimin e bën vetëm statusi i kampionit: “Ka qenë muaji janar kur kam luajtur për herë të fundit në kampionat. Më pas jam aktivizuar me Kukësin në Champions kundër Sherifit të Tiraspolit. Të them të drejtën po pres me padurim të luaj sërish. Ndeshja e parë është Superkupa dhe shpresoj ta  nisim me trofe. Edhe atëherë kemi qenë një grup shumë cilësor, sikurse sot. Diferenca është vetëm te statusi i ekipit. Sot jemi kampionë të Shqipërisë”, përfundon Zeqiri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.