Telushi nuk është më pjesë e Partizanit. Pas ndeshjes së parë me Bate Borisov, u mësua se kapiteni i të kuqëve nuk e priti mirë vendimin e trajnerit Zekic për ta ulur në stol. Situata nuk ka përfunduar mirë dhe më pas ishte njoftimi i klubit për mbylljen e kontratës.
Këtë përplasje e ka komentuar edhe trajneri i Bate Borisov, Kiryl Alsheuski. “Vetëm te Partizani e dinë sesa do të ndikojë kjo situatë, ne vetëm mund të hamendësojmë. Por edhe në ndeshjen e parë, Partizani luajti pa kapitenin, hyri në fushë vetëm pesë minuta. Sesi do të ndikojë ky largim, e tregon koha. Detyra jonë është që të shohim veten”, tha Alsheuski. /Sport Ekspres/