“Arabia Saudite është më e fortë se MLS”! Cristiano Ronaldo godet rëndë Lionel Messi-n: Sa erdha unë këtu, po vijnë të gjithë të tjerët nga Europa

Nuk ndodh shpesh që të shohim Cristiano Ronaldo-n që të flas hapur kundër Lionel Messi-t. Duket se historia e fundit e Botërorit ka ndikuar te portugezi, i cili kërkon t’i tregojë botës se qëndron mbi të gjithë të tjerët. Në një intervistë të fundit, Ronaldo është shprehur se kampionati i tij në Arabinë Saudite është më i fortë se ai i MLS, ku është transferuar Lionel Messi.

“Arabia Saudite ka kampionat më të fortë se MLS. Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në ndonjë ekip tjetër në Europë. Kam hapur një rrugë në Arabinë Saudite, tani të gjithë lojtarët e tjerë po vijnë këtu”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online