“Bëhuni gati, do të jetë 100 herë më keq kundër Vllaznisë”! Trajneri i Linfield flet keq për shqiptarët: Kam luajtur në Tiranë dhe na i morën të gjitha, janë armiqësorë…

Linfield arriti të fitonte ndaj Vllaznisë në shifrat 3-1 në ndeshjen e parë. Pavarësisht këtij rezultati, trajneri kundërshtar e ka me shumë frikë ndeshjen e kthimit. Madje David Healy ka shkuar shumë larg pasi kishte fjalët më të këqija për shqiptarët.

Ai është shprehur së fundmi se një udhëtim i nxehtë e pret ekipin e tij dhe këtë ia ka shpjeguar lojtarëve. Jo vetëm për brohoritjen e tifozëve, por pret lojë të fortë dhe njëkohësisht që tifozët të acarohen kundër futbollistëve të Linfield. Madje Healy tregon një kujtim nga e shkuara ku shqiptarët e lanë pa asnjë pajisje stërvitore.

“Kjo transfertë me Vllaznisë do të jetë e nxehtë, armiqësore dhe e ethshme. Kam qenë atje shumë herë dhe nga këto përvoja, mund të them se nuk është një vend i mirë për të shkuar. Vllaznia solli disa qindra tifozë në Belfas dhe e pamë se sa të zhurmshëm dhe armiqësorë mund të jenë. Do të jetë 100 herë më keq atje. Ne duhet të përqendrohemi të vetmja, të jemi profesionistë brenda dhe jashtë fushës, kemi vetëm një punë për të mbyllur. Më kujtohet kur luajta në Shqipëri me Irlandën e Veriut, ndeshja u zhvillua në Tiranë.

Ekipi vendas është ai që kujdeset për pajisjet stërvitore, për topat, për të gjitha. Por kur mbërritëm një orë para ndeshjes, nuk kishim asgjë për t’u stërvitur dhe po flasim vetëm për një ndeshje miqësore. Nuk dua të paragjykoj dhe të them se Vllaznia është e tillë. Shpresoj të jenë ndryshe dhe të na kthejnë mikëpritjen që i treguam. I kam paralajmëruar lojtarët që të jenë gati për çdo gjë që mund të hidhet”, tha Healy. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online