“Zekiçi na telefonoi pas derbit”, Murataj tregon prapaskenat: Ai e kishte peng derbin, donte ta drejtonte

Valentino Murataj është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, ku ka folur për largimin e trajnerit Zoran Zekiç. Lojtari i Partizanit ka qartësuar se Zekiç është shitur dhe nuk është shkarkuar nga detyra. Murataj gjithashtu zbulon se kroati i ka telefonuar pas derbit për t’i uruar për ndeshjen e zhvilluar.

“Të gjithë thonë që trajnerin e kemi hequr. Por trajnerin nuk e kemi hequr, e kemi shitur. Ka përfituar klubi nga ajo shitje e trajnerit. Presidenti jonë ka këmbëngulur shumë për ta mbajtur trajnerin, por ata paguan edhe klauzolën. Biznes është futbolli. Stafi i professor Zekiçit e vazhdon akoma stërvitjen, është akoma në Shqipëri. Pas derbit, na ka telefonuar Zekiçi dhe ka uruar të gjithë lojtarët për ndeshjes. Ka deklaruar që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Na ka falenderuar, sepse edhe ai e ka pasur peng derbin. Kishte qejf që ta drejtonte si ndeshje”, ka deklaruar Valentino Murataj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online