Dha pasimin perfekt në aksionin e golit, flet Kristjan Asllani: Inzagi më kërkoi të vija në lëvizje skuadrën

Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive mbrëmjen e sotme. Mesfushori shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, duke qenë protagonist në aksionin e golit. Ishte një vertikalizim fantastik i Asllanit për Dimarkon ai që nisi aksionin, i cili në fund u finalizua me gol nga Turami. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i Interit ka dhënë një intervistë të shkurtër për mikrofonin e “DAZN”-it, ku është shprehur:

“Inzagi më kërkoi që të vija skuadrën në lëvizje. Është gjithashtu fat që kam Çalhanoglunë përballë dhe jam i lumtur sepse jam duke u përmirësuar shumë përkrah tij. Ai më jep shumë këshilla dhe duhet të përmirësohem në Faza mbrojtëse. E pashë Dimarkon të futej thellë, e nisa (topin) dhe ata ishin të mirë. Në këtë vit e gjysmë kam punuar shumë, ndihem i përmirësuar”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online