E BUJSHME/ Shqipëria e Silvinjos josh më shumë se Gjermania, Nelson Weiper-i do të vishet kuqezi

Shqipëria po përjeton momentin më të bukur në historinë e saj. Kuqezinjtë janë vetëm një pikë larg Kampionatit Europian, duke qenë edhe surpriza e bukur e këtyre kualifikueseve. Shqipëria tashmë nuk është më zgjedhja e fundit për lojtarët e lindur jashtë trevave shqiptare. Kuqezinjtë joshin edhe më shumë se Kombëtaret e mëdha të Europës. Afrimi i ri i Silvinjos pritet të vijë nga Gjermania.

Gazetari Ylber Kelmendi ka bërë me dije se Nelson Weiper-i ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Sulmuesi 19-vjeçar është fëmijë i një nëne shqiptare dhe një babai gjerman. Deri më tani Weiper-i është pjesë e moshave të Gjermanisë, por jo për shumë gjatë, pasi së shpejti do të mbajë veshur fanellën kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online