Ze Maria: Ndaj Tiranës japin 100 %, të kujdesshëm me të voglat

0

Trajneri i Tiranëz, Ze Maria, ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kamzën. Tekniku i bardhebluve beson se skuadra e tij është gati për ta nisur si duhet kampionatin dhe synon që ta arrijë diçka të tillë përballë ekipit të trajnerit Bledar Devolli.

Gatishmëria për kampionatin – “E thashë që do jemi gati. Me Prishtinën ishte një ditë e keqe për ne. Ishim përgatitur fort. Ishte normale për ne, pasi ishim të ngarkuar. Normalisht gjatë fazës përgatitore është normale. Pas përgatitjeve jemi gati dhe nuk kam asnjë shqetësim. Jemi gati për Superioren”.

Morali në skuadër – “Futbollisti është i njëjtë kudo, në Brazil apo Itali. Duhet të përpiqemi të fitojmë, njerëzit nuk e pranojnë vendin e dytë këtu. Nëse duam të fitojmë, duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë në fushë. Duhet të luftojmë për të marrë rezultatet e duhura. Kamza ka ndryshuar, por duhet të merremi me veten tonë, të fitojmë. Duhet të tregojmë forcë dhe dëshirë”.

Objektivat – “Kur mbron këto ngjyra duhet të luftosh të fitosh ndeshjet. Është herët të flasim për objektiva, është vetëm fillimi. Ju themi tifozëve që do luajmë dhe do përgatitemi në maksimum. Nëse nuk ndodh kështu, asnjë nuk luan me mua. Çdo ndeshje do kërkojmë ta fitojmë, pavarësisht vështirësive”.

Skuadra – “Klubi më ka dhënë lojtarë me kualitet, ata duan kohë të pershtaten. Janë stërvitur ndryshe në ekipe të tjera. Sigurisht doja një sulmues, pasi Ngo nuk është gati, do edhe një muaj të jetë aktiv. Moçka ka ardhur tani. Pas ndeshjes së tretë do shihni Tiranën e vërtetë. Do isha i lumtur nëse do bënim ndeshje të mira tani në fillim, por me rëndësi janë pikët”.

Kundërshtarët – “Unë njoh ekipin tim, jo ekipet e tjera. Do shihet hap pas hapi nëse jemi skuadra më e mirë në letër. Ndaj Tiranës japin më shumë se 100%, pasi është klubi më i madh. Ata duan të tregojnë diçka dhe duhet të jemi të përgatitur. Me të voglat është e vështirë. Do mundohemi t’i shmangim këto vështirësi”.

Derbi – “Është herët për të menduar për Partizanin. Do nis të mendoj për ta vetëm pas ndeshjes me Skënderbeun. Nuk e di çfarë ka ndodhur më përpara. Ka kohë deri në derbi”.

Fanellat e reja – “Do jetë Tirana e fushës po aq e bukur sa uniforma e prezantuar sot? Është shumë e bukur bluza, e pëlqej shumë. stërvitemi me qëllimin të bëjmë lojë të bukur, ndonjëherë ia arrijmë, ndonjëherë jo. Mentaliteti ynë është të fitojmë ndeshje me një lojë të bukur. Normalisht më i rëndësishmi është rezultati, por fitoret me lojë të bukur janë ato që u mbeten në mend tifozëve. Do jetë e vështirë, por ne do bëjmë tonën”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.