Ze Maria i është gëzuar fitores së Tiranës me Kastriotin. Pas ndeshjes, trajneri brazilian ka folur në një lidhje direkte në Supersport me emisionin “Gol pas Goli”.
FITORJA – “Fitorja ishte e rëndësishme sot, vuajtëm pak, por morëm atë çka deshëm. Duhet të kujtojmë se të gjithë duhet të mundin Tiranën, për shkak të historisë tonë. Pas derbit, që e humbëm dhe që është ndeshja më e rëndësishme e vitit, ne duhet të fitonim”.
NDRYSHIMET NË FORMACION – “Ishte zgjedhja ime ta lija Mauexhen pushim, sikurse Hoxhallarin dhe Hasanin. Doja të pushonin pak, pasi i kanë luajtur gati të gjitha ndeshjet”.
EKIPI – “Skuadra nuk ka qenë e qetë, kemi vendosur të lëmë gjithçka. Nga sot të nisim një start të ri. Blazhevski luajti mirë dhe më bëhet qejfi që bëri atë gjest”.
KARABECI – “Ai është kapiteni ynë, kur nuk luan i shpjegoj pse. Është i rëndësishëm për grupin, ia them këtë shpesh”.