Ze Maria bën ndryshime, Doka mbetet jashtë

Tirana luan ndeshjen e parë të sezonit të ri të kampionatit të Kategorisë së Parë. Përballë Iliria, një skuadër që dikur militonte në Kategorinë Superiore. Edhe pse është premierë dhe një kundërshtar jo shumë i fortë, trajneri Ze Maria ka nisur me ndryshime të mëdha, duke filluar që nga Albi Doka, i cili rrezikon të mos luajë në ndeshjen e radhës si titullar. Duket se trajneri i bardhebluve Ze Maria ka plotësuar ekipin anti-Iliria.

Në fushë nga minuta e parë në prapavijë portieri Ilion Lika. Në mbrojtje kthehet Uellison, që së bashku me Kërçikun, Turtullin dhe Hoxhallarin plotësojnë prapavijën. Mesfusha është e përbërë nga Daja, Mauexhe dhe Karabeci që dje ka qenë me grip. Nëse lojtari nuk ia del, atëherë njëri prej Qilimit ose Grecës do të jetë në fushë në vend të kapitenit. Djathtas ndeshjen e nis Sentamu me Dokën që mund të jetë në stol. Majtas luan Greca ose njëri prej dyshes Halili-
Çelhaka. Në sulm do të luajë i vetëm Majkëll Ngo. Mund të ketë edhe spostime të Grecës në qendër, nëse Karabeci nuk ia del dhe Çelhaka ose Halili të luajë majtas.

Formacioni i mundshëm
Lika  – Kërçiku, Uellison, Turtulli, Hoxhallari – Sentamu, Daja, Mauexhe, Greca – Karabeci -Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *