Përgjigjet e analizave, Fejzullahi mungon 2-3 javë

0

Mbrojtësi humb supersfidat me Kukësin dhe Skënderbeun

Trajneri Mark Juliano duhej të bëjë llogaritë pa Arbnor Fejzullahin. Mbrojtësi i krahut të djathtë i dëmtuar në ndeshjen e Kupës kundër Naftëtarit nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për 2-3 javët e ardhshme. Preshevari ka kryer analizat mjekësore dhe ka marrë rezultatin përfundimtar të tyre. Fatkeqësisht për të, por edhe për trajnerin Juliano, 24-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm, pasi dëmtimi që mori në gju do t’i kushtojë jo pak.

KOHËZGJATJA – Lojtari ka marrë ditën e djeshme edhe rezultatin e analizave përfundimtare dhe sipas asaj që bëhet e ditur nga stafi mjekësor, Fejzullahi do të mundojë për rreth 2-3 javë. Kjo do të thotë se futbollisti nuk do jetë në dispozicion për superndeshjet ndaj Kukësit dhe Skënderbeut. Fillimi i vështirë dhe kalendari “i ferrit” në vazhdim nuk favorizon teknikun Juliano, por shoqëruar edhe me mungesën e Fejzullahit, padyshim që dhimbjet e kokës i janë shtuar atij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.