Zbuloi sekretet e mëdha, arrestohet hakeri më i frikshëm i botës së futbollit!

Ai është hakeri më i frikshëm i botës së futbollit: quhet Rui Pinto, është portugez, 30 vjeç dhe banon në Budapest, pikërisht aty ku është arrestuar nga agjentët portugezë të “Policia Judiciaria”. Flasim për njeriun që bëri publike për “Football Leaks” shumë sekrete nga loja e futbollit.

Ai zbuloi çështjen e Majorgës, modeles amerikane që akuzon Kristiano Ronaldon për përdhunim, mundësinë e dënimit të Mançester Sitit apo PSG për shkak të parregullsive në FPF (fair-play financiar), evazionin fiskal të kryer nga Murinjo në Ishujt e Virgjër Britanikë, por dhe emailet që i shkaktuan probleme klubit të Benfikës.

Rui Pinto është një “fenomen” i kompjuterit dhe ka arritur të bëjë publike dokumente sekrete të botës së futbollit. Emri i tij ishte identifikuar para pak kohësh si personi që drejtonte sajtin e famshëm, ndërsa Portugalia do i kërkojë Hungarisë ekstradimin e tij. Nëse ndodh, 30-vjeçari rrezikon deri në 10 vite burgim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *