“Tifoz i Interit dhe Partizanit”, Ylli Rakipi zbulon preferencat në futboll: Të fusnin në burg po të mbështesje Gjermaninë për…

Drejtuesi i emisionin “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka zbuluar preferencat sa i përket futbollit. Gazetari i njohur është tifoz i Partizanit në Shqipëri, ndërsa mbështet Interin kur bëhet fjalë për kampionatet në Europë. Kur flitet për Kombëtaren, Rakipi rreshtohet mes tifozëve të shumtë shqiptarë që përkrahin Gjermaninë. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Rakipi ka thënë se në kohën e diktaturës nuk mund të thuhej se e mbështesje Gjermaninë për ndonjë arsye tjetër, që nuk kishte lidhje me tifozerinë.

“Unë kam qenë tifoz i çmendur i Gjermanisë. Ne që kemi jetuar në dy kohët. Në diktaturë kanë qenë vitet në një mbyllje të madhe. Ishte e vetmja gjë që na zbukuronte jetën, ishte Gjermania. Mund të thoje pa problem që ishe me Gjermaninë, nëse thoje që je thjesht si tifoz, ishte në rregull, nëse thoje që je për gjë tjetër, atëherë të fusnin në burg. Kam qenë edhe tifoz me Partizanin. Kur kalon mosha, gjërat fillojnë edhe zbehen. Ne nuk kemi ekip tonin, kur shikojmë ndonjë gjë të i joni, fillojmë edhe themi ndonjë gjë. Unë e shikoj si një lojë, shumë kohë nuk e shikonim si lojë, por si një triumf tonin. Sot unë i shikoj të gjitha, Gjermania më pëlqen shumë, jo kjo e sotmja.

Jam edhe pak me Italinë, sepse jam edhe tifoz i Interit. Ekipet e mëdha në Europian janë totalisht mediokre. Një Francë që bën dallimin, sot Mbappe e bëri dallimin. Kaq është në futboll, yjet e ekipit bëjnë dallimin e madh. Franca dhe Belgjika janë disi më mirë. Ekipet janë shumë të mira. Trajnerët e Italisë ndër vite, kanë përdorur taktika që e kanë dërguar Italinë aty ku ka qenë. Unë kam frikë nga Mancini, se nuk mund të shkojë në suksese të mëdha. E kam parë edhe te Interi, kur erdhi Mourinho fituan gjithçka. Italia është ekip mediokër. Si mund të mbash Mbappe me Chiellini dhe Bonuçi?!”, u shpreh Rakipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online