Mirlind Daku ka shpërthyer me Ballkanin pas aventurës së dështuar me Kukësin. Numri i lartë i golave të shënuara ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve në Europë.
“Indeksionline” zbulon se Daku do të transferohet tek Sturmi Grazi në Austri. Atje sulmuesi duhet të fitojë balotazhin edhe me Bekim Balajn, nëse drejtuesit e ekipit austriak nuk do ta largojnë në merkaton e verës. /Sport Ekspres/