“Një gol, 10 milionë euro”! Firo e madhe e Igli Tares, lojtari shqiptar ka statistika të pabesueshme

Vedat Muriqi nuk ka arritur që t’ia shpërblej ende besimin e treguar Igli Tares. I ardhur tek Lacio pasi kërkohej nga shumë skuadra në Europë, sulmuesi zgjodhi kryeqytetasit italian pasi priste të gjente ambientin më të përshtatshëm për të bërë hapin e madh.

Por Muriqi nuk është adaptuar ende në Itali, teksa Bein Sport ka realizuar shkrimin që e cilëson si zhgënjimin më të madh. Dy gola të shënuara deri tani, ndërsa u ble për 20 milionë euro.

Pra llogjika është e thjeshtë se secili gol i Muriqit vlen 10 milionë euro. Por ajo që trondit edhe më shumë është se sulmuesi shqiptar ka tentuar 4 herë portën në total që kur ka mbërritur te Lacio në këtë sezon. Në Itali kritikojnë Taren dhe me të drejtë, fundja 20 milionë eurot duhet të justifikohen! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online