Zbulohet premio e dhënë nga Xhaferi për fitoren, Gurishta: Partizani kishte fituar dy herë me shans, ishin të gënjeshtërta

Gurishta ishte i ftuar në “Rubrika Sportive” ku ka folur për ndeshjen e fundit që Vllaznia ka fituar ndaj Partizanit me golin e Latifit. Futbollisti i shkodranëve është shprehur se ka pasur siguri të madhe edhe para takimit për triumfin ndaj të kuqëve. Gjithashtu është zbuluar edhe premio e dhuruar nga Xhaferi pas ndeshjes.

“Kemi marrë një premio 10 mijë euro për fitoren me Partizanin. Vinte pas disa ndeshjeve jo të mira dhe pas dy fitoreve, që sipas meje ishin të gënjeshtërta. Si me Teutën që e kthyen rezultatin në minutat shtesë, fitoi me shans, por edhe me Skënderbeun fitoi me shans pasi në të dytën Skënderbeu e dominoi Partizanin, fitoi penallti dhe iu anulua një gol. Isha i sigurt se do ta fitonim ne”, tha Gurishta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online